U ZËVENDËSUA NGA VELINA BUKUROSHE NË XING/ Pas largimit, reagon Kejvina Kthjella (VIDEO) – AlpeGossip
U ZËVENDËSUA NGA VELINA BUKUROSHE NË XING/ Pas largimit, reagon Kejvina Kthjella (VIDEO)

U ZËVENDËSUA NGA VELINA BUKUROSHE NË XING/ Pas largimit, reagon Kejvina Kthjella (VIDEO)

Pas largimit të Kejvinës nga emisioni “Xing me Ermalin” një tjetër velinë është përzgjedhur për ta zëvendësuar atë.

Siç edhe shumica prej jush mund ta kenë parë, këtë të shtunë në emision u shfaq velina e re bukuroshe e quajtur Belinda Dragoti.

Thuhet se ajo ka konkurruar në “Miss Universe” dhe është nominuar si një nga finalistet pretendente për kurorën e më të bukurës.

Mirëpo si ka reaguar Kejvina lidhur me gjithë këtë?

Fillimisht le të flasim pak për reagimin e velinës së re.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë në Instagram dhe krah saj shkruan: “Jam shumë e lumtur të jem pjesë e stafit të ‘Xing’ dhe gjithashtu optimiste për ta përfaqësuar këtë pozicion sa më mirë. Përzgjedhjen mes aq shumë vajzave që aspironin këtë vend e konsideroj vlerësim dhe një hap të sigurt në karrierën televizive!”

Ndërkohë të gjithëve na ka tërhequr vëmendjen reagimi i Kejvinës e cila i komentoi Belindës: “Suksese ylli bukur❤️!”

Marrë shkas nga ky koment, mund të themi se marrëdhëniet mes vajzave qenkan vërtet shumë të mira…