Këngëtarja Ronela Hajati ka postuar një video në ‘Instagram’, ku shfaqet si gjithmonë mjaft e kuruar. Por çfarë fshihet pas kësaj pamjeje kaq të bukur të saj?
Ajo ka zbuluar incidentin që i ka ndodhur dhe të gjitha vajzat e kuptojnë më së miri. “Pse e bëra gjithë këte makeup sot, pse?
Për t’u grisur fustani dhe për mos të ikur në asnjë vend”, shprehet këngëtarja.
Mesa duket Ronelës i ka ndodhur incidenti në momentet e fundit dhe nuk ka arritur të jetë prezente, në eventin ku ishte nisur të shkonte.
Megjithatë na mbetet të themi postimet e këngëtares ngjallin gjithmonë shumë kuriozitet, për shkak edhe të natyrës sportive dhe humorit të saj.