“NUK DINË TË FLASIN,DALIN NË EKRAN PËR POZA”/ Eva Murati thumbon koleget – AlpeGossip
“NUK DINË TË FLASIN,DALIN NË EKRAN PËR POZA”/ Eva Murati thumbon koleget

“NUK DINË TË FLASIN,DALIN NË EKRAN PËR POZA”/ Eva Murati thumbon koleget

Moderatorja shumë e komentuar në media, Eva Murati ishte e ftuar sot në “Thumb”, ku gjatë intervistës foli edhe për paragjykimet mbi vajzat e televizionit për të cilat thuhet shpesh se nuk janë inteligjente.

“Padyshim që ekziston dhe nuk mendoj që s’ka arsye pse të mos ekzistojë. Problemi është që paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike,jo vetëm për vajzat e televizionit, por çfarëdolloj profesioni që të kesh. Nëse je simpatike, je e barazvlefshme me… nuk dua ta them budallaqe, por jo dhe aq e zgjuar.

Unë padyshim e them që janë vajza që e meritojnë këtë gjë, sepse gjithsecili del në televizion për arsyet e veta të caktuara. Dikush e do kohën televizive me patjetër, sepse nuk ja mbush Instagrami atë egon e vet, kështu që patjetër i drejtohet televizionit. Qoftë edhe jo në profilin e duhur, ndoshta nuk di të flasë fare për temën e caktuar, gjithsesi del vetëm për të bërë poza dhe për të sfiluar. Secili mendoj unë e gjen vetë atë vendin e vet dhe gjërat ndahen në mënyrën e duhur”, u shpreh Eva.