Mc Kresha një nga reperët më të famshëm shqiptar sot feston 35 vjetorin e tij të lindjes.
Reperi ka marrë me qindra urime nga kolegët dhe fansat e tij por mesa duket një urim ka qenë pak më i veçantë se të tjerët. I ulur në një restorant së bashku me një femër identiteti i së cilës është i pa ditur, Mc Kresha ka marrë një surprizë të këndshme nga stafi i vendit në të cilin po drekonte.
Nën tingujt e këngës së tij ”Era” dhe me një ëmbëlsirë në pjatën e së cilës është shkruajtur një urim për reperin, surpriza duket perfekte dhe Mc Kresha goxha i emocionuar.
Ne i urojmë reperit edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe shpresojmë të vazhdojë të na kënaqi me talentin e tij!
Gjithashtu, mos ndoshta vajza misterioze është e dashura e Mc Kreshës?! Kjo mbetet për tu zbuluar… /AlpeGossip.al