ME PLIS E ÇIFELI/ Ky fëmijë këtu tani është një nga reperët më të famshëm – AlpeGossip
ME PLIS E ÇIFELI/ Ky fëmijë këtu tani është një nga reperët më të famshëm

ME PLIS E ÇIFELI/ Ky fëmijë këtu tani është një nga reperët më të famshëm

Reperi Capital T është nderuar me titullin ‘Skenderbe’ dhe Mirënjohjen e Qytetit të Krujës.

Reperi është ndjerë shumë i vlerësuar me këtë mirënjohje të ndarë nga qyteti që ai e ka vizituar shumë shpesh prej kur ka qenë fëmijë.

Capital T me anë të një postimi ka shpërndarë shumë fotografi nga ky qytet, fotografi këto të bëra ndër vite, shkruan Gazeta Express.

E ndër këto fotografi është edhe një foto shumë e lezetshme e reperit kur ishte fëmijë.

 Ai është fotografuar me plis në kokë e çifteli në duar, ndërsa shihet shumë i lumtur duke pozuar.

Kujtojmë se Trimi ka realizuar videoklipet e një nga hiteve më të mëdha në karrierën e tij, atë të këngës ‘Hatixhe’, pikërisht në Krujë.

Reperi po bëhet gati edhe për koncertin e madh që do të mbajë në Shqipëri, në Sheshin Nëna Terezë në Tiranë, më 19 shtator.