OFENDIME DHE TALLJE/ Këto janë 3 nga sherret më të bujshme mes moderatoreve dhe VIP-ave (FOTO) – AlpeGossip
OFENDIME DHE TALLJE/ Këto janë 3 nga sherret më të bujshme mes moderatoreve dhe VIP-ave (FOTO)

OFENDIME DHE TALLJE/ Këto janë 3 nga sherret më të bujshme mes moderatoreve dhe VIP-ave (FOTO)

Një ditë më parë Noizy u përfshi në një sherr publik me moderatoren Dasara Karaiskaj.

Noizy dhe Dasara kanë një histori të gjatë ngacmimesh dhe kunjash nëpër rrjetet sociale. Gazetarja ka komentuar vazhdimisht veprimet e Noizy-t si ajo e hedhjes së parave në një club në Tiranë, apo foto të tjera të bujshme të tij.

“I turpshëm , injorant, prepotent, arrogant, fyes”, janë këto fjalët me të cilat ajo e ka përshkruar reperin dikur nisur nga një gjest i bërë prej tij në një nga club-et e Tiranës ku reperi nxorri nga çanta një tufë me dollarë, dhe i hodhi në sallë.

Por ditën e djeshme, Noizy ka postuar një foto të Dasarës duke u tallur me dhëmbët e saj dhe duke u shprehur se: Repi në Shqipëri ka ardh në 2008-2009. Ai gjithashtu ka vijuar duke ofenduar dhe duke u tallur me Dasarën. Ai i është referuar gazetares dhe moderatores së njohur si ”dhëmbë kalbura”. 

Pas ofendimit të Noizyt, Dasara ka reaguar nëpërmjet Instagramit të saj  duke postuar një shprehje të Dritëro Agollit. Ajo ka thënë: Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik të ha munë.

Sherre të tilla publike mes këngëtarëve dhe moderatorëve nuk është hera e parë që shohim.

Tuna Sejdi- Rudina Magjistari

Një nga ato konflike që u përfol goxha ishte dhe ai mes Tunës dhe Rudina Magjistarit.

E ftuar në ”Xing me Ermalin” Tuna u shpreh me tone tallëse se nuk kishte shkuar kurrë tek emisioni i Rudinës dhe se kishte ndërmend ta shtynte këtë ftesë edhe për 10 apo 20 vitet e ardhshme të karrierës së saj.

Rudina Magjistari këtë rast nuk zgjodhi të heshtë por të flasë me anë të një postimi në Instagram. Ajo u shpreh:

Hey Tunë darling, po hakmerresh se pse unë bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi është edhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë ato që do?! Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua n’jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër! Sa për programin, kam s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 10 vitesh. Kështu ti e kupton besoj, se ç’vend ze ti në gjithë këtë histori, ku prej vitesh shoë-bizi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, që ke qejt ti shohësh: me talent, kulturë dhe klas. Hajt me shnet! Ps: Ermal e do edhe ti një?

Pas këtij konflikti, duket se Tuna dhe Rudina kanë rënë në qetësi pasi nuk e kanë përmendur më njëra-tjetrën.

Enca Haxhia- Roza Lati

Për tu përmendur vlen dhe konflikti mes Encës dhe Roza Latit.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Enca foli për një moderatore qe ishte indinjuar që këngëtarja nuk i ka shkuar në emision. Dhe sipas Encës, për t`u hakmarrë ndaj saj kishte ftuar rivalen e saj për të folur keq për të.

Fjala ishte qartë për Roza Latin e cila  dhe Trejsi Sejdinin. Kur kjo e fundit ishte e ftuar disa muaj më parë në emisionin e Rozës në “Why Not”, gjatë një përgjigjeje të saj përmendi emrin e Encës. Një ndër pyetjet e bëra nga fansat ishte: “A je e virgjër si Enca?”dhe Trejsi u shpreh: “Sa është një Enca janë tre Trejsa ..si mund të mos jetë e virgjër Enca. Kush e mban krik Encën.”

Mesa duket, Roza e acaruar nga deklarata e Encës ka zgjedhur të flasë publikisht nëpërmjet postimeve në Instagram.

Përmes fotove më poshtë mund të lexoni reagimin e Rozës:

            

Pas kësaj, vajzat duken se i kanë lënë pas konfliket sepse nuk kanë bërë më deklarata për njëra-tjetrën. /AlpeGossip.al