”MË KA DHEMBUR ZEMRA”/ Adrola përlotet teksa kujton momentin e vështirë me të birin – AlpeGossip
”MË KA DHEMBUR ZEMRA”/ Adrola përlotet teksa kujton momentin e vështirë me të birin

”MË KA DHEMBUR ZEMRA”/ Adrola përlotet teksa kujton momentin e vështirë me të birin

Modelja bukuroshe Adrola Dushi ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin ‘Mirage’. Ajo ka folur për karrierën e saj, vogëlushin 6 vjeçar Troin dhe vështirësitë që has si një nënë beqare.

Adrolës i duhet të udhëtojë shpesh për shkak të punës, udhëtime që e largojnë me ditë të tëra nga i biri. Rasti më i vështirë ka qenë në ditëlindjen e fundit të Troit. Modelja ka rrëfyer me lot në sy se si i është dashur të largohet për plot dy javë ndërkohë që djali i lutej të mos ikte.

“Ai u zhgënjye shumë nga hera e fundit që e lashë dhe kur po ikja, ai më tha: ‘Mami të lutem mos ik!’. Unë nuk e mora shumë seriozisht duke e menduar si herët e tjera dhe i thashë që do ikja. Ika dhe ai nuk donte të hynte në shtëpi. Ka shkuar në kopësht dhe ulëriste sepse nuk donte të hynte në shtëpi pa mamin. Mua nuk ma thanë këtë që të mos mërzitesha, ma thanë më vonë. Kur erdha për ditëlindje, më ka dhembur zemra, sepse ishin të gjithë njerëzit e Troit duke i festuar ditëlindjen dhe ai vetëm më pa dhe nuk më foli. O Zot i madh, ka qenë tmerr”, ka treguar Adrola.