“NUK JAM ÇIFT FARE”/ Nevina Shtylla deklaron se tashmë është single (FOTO) – AlpeGossip
“NUK JAM ÇIFT FARE”/ Nevina Shtylla deklaron se tashmë është single (FOTO)

“NUK JAM ÇIFT FARE”/ Nevina Shtylla deklaron se tashmë është single (FOTO)

Disa kohë më parë, për të hedhur poshtë zërat që qarkullonin për jetë e saj private, Nevina Shtylla konfirmoi me anë të një fotoje të publikuar në Instagram lidhjen disa vjeçare me juristin Arbër Myftari. Po ashtu në disa media u publikuan dhe foto të tyre bashkë.

Megjithatë, mesa duket çifti nuk është më bashkë, të paktën kështu ka thënë moderatorja gjatë emisionit “E diell”, më saktësisht duke u shprehur se karantina nuk e ka gjetur çift.

Nuk jam çift fare“- tha Nevina gjatë një rubrike të programit, pasi u pyet nëse izolimi e kapi të bashkuar apo të ndarë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ndarje por kujtojmë se sipas disa burimeve, çifti prej më shumë se një viti bashkëjetonin në Tiranë.