Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani po shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël teksa po pret me padurim të marrë në krahë vogëlushin e saj.
Së fundmi moderatorja është fotografuar nga paparaci i “Panorama plus”, teksa ndodhej e shoqëruar me djalin e saj, Jonin. Arbana ishte veshur me një fustan të gjatë me lule, i cili i tregonte barkun e rrumbullakosur.
Nënë e bir ndaluan për të blerë akullore dhe më pas u larguan me makinë.
Pak kohë më parë Arbana tha se ka hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqeri dhe në vend të ndonjë ëmbëlsire të shijshme, konsumon akullore ose fruta.