“KAM TEZEN MË TË MIRË NË BOTË…”/ Bieta Sulo përlotet nga surpriza e motrës pak minuta para nisjes së sezonit të tretë – AlpeGossip
“KAM TEZEN MË TË MIRË NË BOTË…”/ Bieta Sulo përlotet nga surpriza e motrës pak minuta para nisjes së sezonit të tretë

“KAM TEZEN MË TË MIRË NË BOTË…”/ Bieta Sulo përlotet nga surpriza e motrës pak minuta para nisjes së sezonit të tretë

Moderatorja dhe autorja e ‘Ftesë në 5’, Bieta Sulo ka nisur pasditen e sotme sezonin e tretë të programit. Pak minuta para transmetimit live, Sulo është surprizuar nga motra e saj, e cila i ka dërguar një buqetë me lule duke i uruar suksese në nisje të këtij viti në punë.
“Motra, presupozohet të mos më prishet tualeti para emisioni. Ju dua shumë të dyjave”, ka shkruar Bieta krah postimit në ‘Instastory’ ku duket qartë dhe urimi i motrës, e cila ka zgjedhur t’i shkruajë fjalët më të ndjera.
“Pse më pëlqen Tirana? Se aty kam tezen më të mirë në botë. Beba të do fort”, ka shkruar motra e moderatores, e cila siç ka treguar dhe Bieta është në pritje të ëmbël e shumë shpejt do ta bëjë teze për herë të parë.
Emocionet e Bietës kanë qenë të shumta në nisje të progamit, megjithatë ajo ka pohuar se i vjen mirë që është në drejtimin e ‘Ftesë në 5’ në sezonin e tij të tretë, duke thyer “syrin e keq” që ka ekzistuar më parë me këtë format.