Në “Xing me Ermalin” këtë të shtunë do të jenë të ftuara 4 Divat e muzikës shqiptare, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima.
Katër këngëtaret do të flasin më shumë mbi koncertin live “Divas show” që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, por gjithashtu do t’ju argëtojnë të gjithëve teksa i përgjgjen pyetjeve të intervistës.
“Cila nga ju të katërta është çik kështu si…”, është pyetja që Ermali u drejton Rovenës, Irmës, Besës dhe Enedës.
“Na fute në sherr”, i përgjigjet Rovena por se çfarë ka ndodhur në vazhdim na mbetet ta zbulojmë nesër në orën 21:00 ku 4 Divat jo vetëm që do japin një intervistë ku do të zbulojnë të pathëna, por do t’ju bëjnë të qeshin edhe me lojrat në studio e gjithashtu në fund do performojnë në skenë një nga këngët më të bukura.