Zbulohet çifti i ri i showbiz-it shqiptar: Faton Shoshi i lidhur me modelen shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohet çifti i ri i showbiz-it shqiptar: Faton Shoshi i lidhur me modelen shqiptare (FOTO)

Zbulohet çifti i ri i showbiz-it shqiptar: Faton Shoshi i lidhur me modelen shqiptare (FOTO)

Menaxheri i njohur Faton Shoshi prej kohësh është komentuar gjatë nga mediat, të cilat kanë aluduar se ai ndodhet në një lidhje të re, që pas ndarjes së bujshme me këngëtaren Era Istrefi. Gjithë thashethemet nisën kur ai filloi të postonte foto të ndryshme ku shfaqej me shenja buzëkuqi në buzë.

Megjithatë deri sot nuk ishte zbuluar se cila është e dashura e tij e re. Sipas një postimi të fundit mesa duket ajo nuk është një personazh i panjohur për publikun shqiptar.

Ditën e sotme Fatoni ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto të modeles së njohur Alesia Noka, në përshkrim të saj ai kishte vendosur një zemër.

Mirëpo nuk kaluan as 5 minuta dhe menaxheri e zhduku foton menjëherë nga profili i tij. Veprimi i tij i ka çuditur të gjithë dhe ka ngritur dyshime se mes tyre mund të ketë një lidhje dashurie dhe Alesia me Fatonin të jenë çifti më i ri i showbizit shqiptar.

Burimi:Revista Class.