Kjo është këngëtarja e njohur që lidhet me të dashurit e shoqeve të ngushta – AlpeGossip
Kjo është këngëtarja e njohur që lidhet me të dashurit e shoqeve të ngushta

Kjo është këngëtarja e njohur që lidhet me të dashurit e shoqeve të ngushta

Këngëtarja e hitit “Fetish”, Selena Gomez ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi për lidhjen e shumë përfolur me aktorin Justin Theroux. “Ata janë më shumë se shokë”, kanë thënë burimet pranë tyre.

Mirëpo pas këtyre lajmeve është nxehur Jennifer Aniston, ish-partnerja e Justin Theroux e cila është gjithashtu mikeshë me Selena Gomez.

“Jennifer është mërzitur prej thashethemeve që po qarkullojnë për Theroux dhe Selenën. Ajo është e lënduar që Justin ka filluar një lidhje të re”, ka thënë një burim pranë aktores.

Kujtojmë që vitin e kaluar Selena nisi një lidhje dashurie me The Weeknd i cili gjithashtu ishte ish-i dashuri i mikeshës së saj, Bella Hadid.