Nuk thonë kot që kjo punë nuk është me inat. Bëj maska sa të duash, trajtoji e kujdesu e flokët prapë të rrinë si kaçube. Ndërkaq, me siguri edhe ti e ke ndonjë shoqe që floku i rri përherë bukur, sikur fle e zgjohet me parukiere te koka, pa bërë përpjekjen më të vogël, veç ujë e shampo. Dhe kur ke flokët, gjysmën e bukurisë e ke në xhep.
Argjentina Ramosaj
Xhensila Myrtezai
Klea Huta
Ledina Celo
Inis Gjoni
Janë edhe ca vajza të njohura që Zoti i ka bekuar me një tufnajë flokësh që të zilepsin sa herë ua sheh. Do thoni ju, ato janë vajza ekrani dhe po nuk i patën ato kush do t’i ketë? E drejtë, por pavarësisht kësaj, floku i tyre flet vetë. Edhe kur është i krehur edhe kur është i sapozgjuar. Kur të shihni listën, me siguri do kujtoheni se keni thënë “sa flokë të bukur ka” të paktën për njërën prej tyre.
Fatma Haxhialiu
Almeda Abazi
Zaimina Vasjari