KUSH MUNGOI? Brenda festës së ditëlindjes së Roza Latit, ish-banorët e BBV3 që ishin të pranishëm (FOTO) – AlpeGossip
KUSH MUNGOI? Brenda festës së ditëlindjes së Roza Latit, ish-banorët e BBV3 që ishin të pranishëm (FOTO)

KUSH MUNGOI? Brenda festës së ditëlindjes së Roza Latit, ish-banorët e BBV3 që ishin të pranishëm (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Roza Lati, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Moderatorja e njohur ka vendosur që të bëjë një darkë private me rastin e ditës së veçantë.

E në këtë darkë ishin të pranishëm edhe disa nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët ajo ka ndarë rrugëtimin e saj në BBV3.

Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se të pranishëm ishin Julian Deda, Françeska Murati, Fation Kuqari, Ledjona Xheladinaj, Erjola Doçi dhe Elvis Myrta.

Ndërkohë u vu re mungesa e Rike Roçit, më të cilën Roza ka patur një raport të ngushtë në shtëpinë e BBV3 por edhe jashtë saj. Madje Rike nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale për ditëlindjen e Rozës. E fansat janë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh mes dy shoqeve.