“LAJA PJATA, MADJE…”/ Herion Mustafaraj tregon vështirësitë që ka kaluar në SHBA (FOTO) – AlpeGossip
“LAJA PJATA, MADJE…”/ Herion Mustafaraj tregon vështirësitë që ka kaluar në SHBA (FOTO)

“LAJA PJATA, MADJE…”/ Herion Mustafaraj tregon vështirësitë që ka kaluar në SHBA (FOTO)

Herion Mustafaraj mbetet një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar dhe që famën e fitoi në moshë të vogël me rolin tek filmi “Beni ecën vetë”.

Më pas Herioni vazhdoi karrierën në SHBA duke luajtur në filma hollivudianë.

I ftuar sot në “E diell”, Herioni tregoi se fillimi ishte i vështirë pasi puna e parë që ka bërë ishte pjatalarës.

“Puna e parë që kam bërë në Boston ishte larja e pjatave, madje fitova dhe një çmim si pjatalarësi më i mirë sepse isha i shpejtë”, u shpreh Herioni.