NË PRITJE TË ËMBËL? Egli Tako reagon për herë të parë pas zërave se është në pritje të ëmbël: Ja e vërteta – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL? Egli Tako reagon për herë të parë pas zërave se është në pritje të ëmbël: Ja e vërteta

NË PRITJE TË ËMBËL? Egli Tako reagon për herë të parë pas zërave se është në pritje të ëmbël: Ja e vërteta

Egli Tako, partnerja e aktorit të njohur Olsi Bylyku, ka reaguar për herë të parë pas dyshimeve se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Ajo ka mohuar zërat që kanë qarkulluar ditën e djeshme në mediat sociale duke bërë me dije se nuk është shtatzënë në një prononcim për “Iconstyle.al”. Ajo dhe Olsi nuk planifikojnë të bëhen ende prindër tani për tani, duke u fokusuar vetëm te njëri-tjetrin dhe karriera e tyre.

E gjitha filloi nga paraqitja e fundit e Eglit në ditëlindjen e Olsit, i cili festoi dje 24-vjetorin e lindjen nën shoqërinë e familjarëve, miqve dhe shumë figurave publike. Nga videot e publikuara në rrjetet sociale u vu re se barku i Eglit ishte më i rrumbullakosur se zakonisht duke krijuar aludime se mund të jetë shtatzënë.

Nuk e dimë nëse ka ndikuar veshja, këndi i videove apo ajo ka fituar disa kilogramë, por me siguri mund të thuhet se nuk është shtatzënë.

Ndërkohë të shumtë kanë qenë të ftuarit që e kanë uruar çiftin “Të trashëgoheni”. Duket se veç ditëlindjes, dyshja e ka çuar marrëdhënien e tyre një hap më tej, duke celebruar dashurinë në fejesë.

Egli dhe Olsi bënë zyrtare lidhjen e tyre në 2019. Prej atëherë ata janë shfaqur të pandarë teksa aktori ka treguar se kanë nisur edhe bashkëjetesën. Pak javë më parë dyshja sollën dhe bashkëpunimin e parë. Egli ka mbaruar “Akademinë e Arteve” për regji e ka treguar po ashtu se i pëlqen aktrimi dhe muzika.