“Pati manipulime në DWTS!” Soni Malaj i fshin komentin fansit, plas debati në Instagram (FOTO) – AlpeGossip
“Pati manipulime në DWTS!” Soni Malaj i fshin komentin fansit, plas debati në Instagram (FOTO)

“Pati manipulime në DWTS!” Soni Malaj i fshin komentin fansit, plas debati në Instagram (FOTO)

Pak kohë para se të shpallej fituesi i konkursit të kërcimit “Dancing with the Stars”, Soni Malaj publikoi një foto me partnerin e saj Dionin në Instagram.

“Sonte finalja e madhe”, shkruante këngëtarja duke ju kërkuar fansave që ta votonin.

Por komenti i një fansi duket se nuk i ka pëlqyer Sonit, e cila vendosi ta fshinte.

Kjo nuk u prit mirë nga fansi, i cili i shkroi sërish këngëtares, duke i kërkuar llogari pse Soni ia fshiu komentin. Ai tha se Aulona Musta e meritonte fitoren dhe se gjatë konkursit janë bërë manipulime me votat.

“Sa keq për ty më fshive komentin, aha kuptova do vetëm komente të mira në Instan tënd .. Sa me komplekse je, e thamë te gjithë e meritoi Aulona Musta .. çdo gjë e përgatitur nga ty dhe produksioni, si edhe këtë vit nuk na befasoi me manipulime. Eja Soni se më në fund do e fitosh, gjithsesi uroj të vlerësohet vota e publikut ndonjherë në këtë Shqipëri të mjerë. Ah uroj te mos kesh probleme me Holtën si ja bëri Tunës”.

Këngëtarja nuk mund të rrinte pa i kthyer përgjigje, ndërsa i sqaron atij pse ia fshiu komentin:

“Po të t’i tregoj votat e publikut do frikësohesh ti dhe shumë të tjerë, sepse kanë qenë frikshmërisht shumë për mua. Ta fshiva komentin, sepse s’kam nerva fare për këto lloj negativitetesh.