Principata e Libofshës dhe marrëdhënia treshe e Egla Harxhit me një femër e një mashkull tjetër ka qenë një prej temave që është diskutuar gjatë mëngjesit të sotshëm në Ora News.
Prezantuesja e emisionit të mëngjesit ka qenë ajo që ka shprehur e para mendimin e saj kundër marrëdhënies treshe dh sjelljes në jetë të një fëmije nga kjo lloj marrëdhënieje.
Teksa u shpreh se Principata e Libofshës iu duk një ide e kot, një budallallëk pa lidhje, ajo foli pak edhe për lidhjen treshe.
Kështu, ndër të tjera tha:
Rrini të tre, por mos bëni fëmijë të paktën. Ky më duket një budallallëk i madh. Po pse kanë zgjedhur Libofshën xhanëm? Apo është ajo nga Libofsha?”
E s’kishte si të mos mungonte reagimi i zogut, i cili ia priti:
Zemra, e ke dëgjuar atë shprehjen “Nga Libofsha, ta shtrëngofsha?”.
Kaq u desh dhe gjithçka kaloi mes humorit.