”GJITHMONË KRAH MEJE”/ Evi Reçi i bën Arjolës dedikimin më të veçantë për ditëlindje – AlpeGossip
”GJITHMONË KRAH MEJE”/ Evi Reçi i bën Arjolës dedikimin më të veçantë për ditëlindje

”GJITHMONË KRAH MEJE”/ Evi Reçi i bën Arjolës dedikimin më të veçantë për ditëlindje

Moderatorja Arjola Shehu ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë të rëndësishme për të nuk kanë munguar urimet si nga të afërmit, miqtë dhe ndjekësit.

Një urim tejet të veçantë i ka bërë këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi, e cila ka pritur mesnatën për ta uruar. Evi dhe Arjola kanë krijuar një lidhje aq të fortë mes tyre, sa tani e konsiderojnë njëra-tjetrën pjesë të familjes. Vajzat shihen gjithmonë të shoqëruara pasi janë dhe afër me shtëpi. Kjo normalisht ka ndikuar që ato ta duan njëra tjetrën si motra.

Evi ka ndarë një foto me Arjolën në Instastoryn e saj, e cila është realizuar gjatë një mbrëmjeje dhe të dyja kanë qenë shumë të lumtura. “Tek kjo foto ishim shumë të lumtura ndaj e zgjodha, sepse kështu dua të na shoh dhe në të ardhmen! Kur një shoqe të bëhet si motër. Unë motër nuk kam por ja që e gjeta dhe madje edhe afër shtëpisë. E vogla ti! Gëzuar ditëlindjen!”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërkohë Arjola e ka ripostuar urimin dhe e ka shoqëruar me fjalët:  “Gjithmonë pranë meje! Motra e shpirtit tim”.