ALBAN SKËNDERAJ KA FANSA EDHE NË KINË/ E pabesueshme ç’bëjnë për këngëtarin (FOTO) – AlpeGossip
ALBAN SKËNDERAJ KA FANSA EDHE NË KINË/ E pabesueshme ç’bëjnë për këngëtarin (FOTO)

ALBAN SKËNDERAJ KA FANSA EDHE NË KINË/ E pabesueshme ç’bëjnë për këngëtarin (FOTO)

Alban Skënderaj është padyshim një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, këngët e të cilit janë kthyer në hite që pëlqehen jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Madje, hitet e këngëtarit dëgjohen deri në Kinë dhe këtë e ka treguar nëpërmjet një videoje kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai ka shkuar për një vizitë në Kinë dhe vendasit e kanë pritur me këngën “Mirëmëngjes” të Albanit, të cilës i kishin mësuar çdo fjalë.

“Eci në Kinë me 30 vetë. Se mos e merr vesh Noizy sa fansa ke në Kinë se na fike”, shkruan Veliaj me humor në postim, ndërsa Albani ia ka kthyer:

“Po mirë, s’qenkemi keq! 1/4 e botës e paskemi të siguruar.”