Flori dhe Getoari publikojnë hitin e verës! “Dashni me raki” do të jetë “fiksimi” juaj me dëgjim të parë (VIDEO) – AlpeGossip
Flori dhe Getoari publikojnë hitin e verës! “Dashni me raki” do të jetë “fiksimi” juaj me dëgjim të parë (VIDEO)

Flori dhe Getoari publikojnë hitin e verës! “Dashni me raki” do të jetë “fiksimi” juaj me dëgjim të parë (VIDEO)

Bashkëpunimi i tyre ishte paralajmëruar që prej kohësh. Parashikohej se me bashkimin e dy emra aq të pëlqyer të muzikës shqiptare si Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi nuk mund të mos lançohej një këngë si “Dashni me Raki”.

Kënga është tepër ritmike dhe ka një tekst që do ju fiksohet menjëherë e sa për muzikën me siguri do të jetë dashuri me dëgjim të parë. Të dy çunat i këndojnë dashurisë, asaj “tallava me raki” apo asaj që të merr mendjen aq sa më këmbët të mos të mbajnë. Klipi është një realizim ndryshe nga çfarë na kanë servirur të gjithë artistët deri më sot por sigurisht nuk mund të lihet pa përmendur protagonizmi i dy çunave dhe vajzës seksi.

Sigurisht që kur dy protagonistët e dy labela-ve më të njohur në Shqipëri e Kosovë bashkojnë fuqitë nuk mund të mos bënin një hit që me siguri do bëjë namin duke nisur që sot! Për më shumë detaje ndiqni klipin më poshtë.