“MË PËLQEU…”/ 18 vajza konkurrojnë për t’i fituar zemrën, Saimiri tregon cila e befasoi më shumë (VIDEO) – AlpeGossip
“MË PËLQEU…”/ 18 vajza konkurrojnë për t’i fituar zemrën, Saimiri tregon cila e befasoi më shumë (VIDEO)

“MË PËLQEU…”/ 18 vajza konkurrojnë për t’i fituar zemrën, Saimiri tregon cila e befasoi më shumë (VIDEO)

Mbrëmjen e së hënës u transmetua pjesa e parë e formatit më të ri në Tv Klan, “Love Story”. 18 vajza konkurrojnë me njëra-tjetrën për t’i fituar zemrën Saimirit.

18 vajzat jane: Keisi Zela, Kejda Topi, Klea Shkurti, Meri Murizi, Nensi Cullhaj, Silvana Xhani, Stelina Hoxha, Suela Karaj, Vivien Thano, Xhesi Pere, Albana Xhani, Drita Perhati, Enxhel Lengo, Enxhi Haxhiu, Flavia Harizaj, Jonida Eshja, Juli Melyshi, Juli Melyshi.

Pasditen e sotme në “Daily Love Story”, Saimiri zbuloi se 4-5 vajza e tërheqin pak më shumë se të tjerat, mirëpo pa përmendur emra.

Më tej, ai u pyet se cili nga klipet ishte më befasuesi për të. Biznesmeni veçoi kërcimin e Arianës, duke u shprehur se kishte dalë shumë bukur.

“Më pëlqeu klipi me Arianën më shumë sepse është një kërcimtare që kërcen muzikën latine, që e preferoj shumë edhe kishte dalë shumë bukur. Më pëlqeu”, tha ai.